MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 13

Partizani ndalet në fund, tjetër hap fals

09.01.2021 - 18:52

Partizani ka bërë një hap fals në shtëpi. Të Kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apolonisë, duke lënë 2 pikë me shumë vlerë, ndaj një skuadre që lufton thjesht për mbijetesë.

Në ndeshjen e fundit të javës, të kuqtë kanë dominuar pjesën më të madhe të ndeshjes, edhe pse në pjesën e parë i dhanë mundësinë fierakëve që të rrezikonin portën e Hoxhës. Në pjesën e dytë, Partizani ishte më kërkues dhe provoi disa herw të shënonte, por Harizaj ishte i pakalueshëm.

Portieri i fierakëve u thye vetëm nga një gjuajtje e Carës, i cili përfitoi nga një gabim i moslargimit të topit nga prapavija fierake. Por ekipi i Kamaratës nuk u dorëzua dhe sulmoi në minutat e fundit, ndoënse e gjeti barazimin në mënyrë të çuditshme.

Pas një goditje nga këndi, topi mbeti në zonë dhe pas disa përplasjesh u devijiua në krahun e Brojës që e kishte ngritur dorën duke kërkuar faull. Prekje e pavullnetshme, por për gjyqtarin Muskaj ishet penallti. Zaimi nga pika e bardhë nuk gaboi dhe kështu barazoi rezultatin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN