MENU
klinika

Pas komenteve negative

Meghan dhe Harry marrin vendimin e rëndësishëm!

11.01.2021 - 11:02

Duka dhe Dukesha, Harry dhe Meghan Markle duket se janë lodhur nga komentet negative të njerëzve dhe kanë marrë një vendim që do të qetësojë jetën e tyre.

Çifti ka vendosur të heqë dorë nga çdo rrjet social si ‘Twitter’, ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’.

Sipas ‘Times of London’, Meghan dhe Harry kanë marrë shumë komente negative dhe nuk e duan këtë gjë në jetën e tyre. Pas shkëputjes nga familja, ata janë gjykuar shumë nga fansat, madje nëse nuk e mbani mend, në 2019-ën doli një raport që e nxirrte Markle si gruan më të përfolur për keq.

Kujtojmë se Meghan rrëfeu disa muaj më parë se kishte humbur fëmijën e dytë pas një aborti dhe se kjo ngjarje kishte lënë gjurmë të thella tek ajo. Mirëpo duket se çifti e kanë kaluar këtë ngjarje të trishtë dhe janë sërish në pritje të një fëmije.

E përjavshmja ‘Gente’ ka publikuar disa foto ekskluzive, në të cilat Meghan shfaqet me barkun e rrumbullakosur përkrah Harry-t. E fotografuar me një pallto të hapur, aktorja tregon një bark rrumbullak dyshues.

Por nuk janë vetëm fotografitë që tregojnë Meghan në Los Angeles me Harry me një pallto të madhe. Sipas burimeve edhe kartolina e Krishtlindjeve e çiftit është modifikuar për të mos treguar shumë për dukeshën.

Ndër të tjera në intervistën e fundit nëpërmjet Web, Markle është shfaqur gjithmonë me fytyrë pa treguar asnjëherë trupin, një kuadrat që rezulton perfekt për të fshehur rrumbullakësinë. Gjatë rrëfimit të saj për abortin, Meghan shprehu hapur dëshirën për një fëmijë tjetër dhe ndoshta ata mund të jenë duke e bërë realitet ëndrrën e tyre për një fëmijë të dytë. Megjithatë tashmë na duhet të presim për një konfirmim zyrtar nga çifti.