MENU
klinika

Instagrami u mbush me rreze dielli dhe ylberë

Pas një aborti, këngëtarja sërish shtatzënë!

29.01.2021 - 10:03

Instagrami i Halsey-t u mbush me rreze dielli dhe ylberë dje, kur ylli i popit njoftoi se është përsëri shtatzënë, pasi pësoi një abort spontan vite më parë.

Këngëtarja u shfaq me një bluzë të shkurtër të thurur me ngjyrat e ylberit në setin e fundit fotografik, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Ajo e shoqëroi imazhin me një biberon, një bebe dhe një ylber, duke theksuar konceptin e një “bebeje ylber”.

Sipas Healthline, ky term i referohet “një fëmije të shëndetshëm të lindur pas humbjes së një fëmije për shkak të abortit, ose për shkaqe të tjera”. Ylberi simbolizon ngjyrat që shfaqen pas një periudhe të errët ose një stuhie.

“Surprizë!” mbishkroi Halsey fotot.

Këngëtarja etiketoi në foto të dashurin e saj, skenaristin dhe producentin Alev Aydin, i cili komentoi:

“Zemra kaq plot, të dua, ëmbëlsi”.

Sipas revistës People, Halsey, 26 vjeç dhe Aydin, 37 vjeç, janë në një lidhje prej disa muajsh, por e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre private.

Halsey pësoi një abort spontan ndërsa po kryente një koncert në 2015-ën. Ajo tregoi publikisht përvojën traumatike dhe foli për betejën e vazhdueshme me endometriozën – një gjendje shëndetësore që prek mitrën.