MENU
klinika

Mori dozën e parë të vaksinës

Pëllumb Pipero rezulton pozitiv me COVID-19!

27.01.2021 - 11:20

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas një testi që ka bërë ditën e djeshme.

Mjeku rezultoi pozitiv me COVID-19, vetëm 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer. Ai ka qenë ndër mjekët e parë që është vaksinuar kundër koronavirusit.

Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi. Sipas informacioneve për mediat, mjeku vetë është shprehur se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë.

Infektimi i mjekut Pëllumb Pipero është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer.

Kujtojmë se deri në këto momente janë vaksinuar rreth 500 mjekë dhe infermierë, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit.