MENU
klinika

Ja sa vite burg u dënua

Përdhunoi 15-vjeçaren në Kamëz, gjykata jep vendimin për Abaz Dokun

13.01.2021 - 13:31

Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata e Tiranës jep vendimin për Abaz Dokun.

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Abaz Dokun, i cili abuzoi seksualisht me një vajzë të mitur nga shkolla ku ai punonte si roje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paskuqan të Tiranës.

Doku është akuzuar për për veprat penale “Marrëdhënie seksuale”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor sh-rojen e shkollës në Babrru dhe e ka dënuar Abaz Dokun me 18 vite burg.