MENU
klinika

Ndër të tjera u miratuan e 8 akte normative

Përfundon seanca plenare, çfarë u miratua sot në Kuvend?

28.01.2021 - 14:41

Kuvendi ka përfunduar seancën e sotme plenare me miratimin e 8 akteve normative.

Kuvendi ka miratuar me 88 vota pro “Aktin Normativ nr. 34, datë 16.12.2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””.

Ndërsa me 90 vota pro, u miratua akti “Për një shtesë në aktin normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të Këshillit të Ministrave “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Vendimi “Për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik” është miratuar me  94 vota pro.

Po me 94 vota pro,  miratua akti normativ “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”.

Sa i përket autorizimit të Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit, Kuvendi vendosi ta miratojë me 87 vota pro.

Edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) për krijimin e një përfaqësie të FAO-s në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 95 vota pro.

Projektvendimi i propozuar nga Prokuroria e Posaçme “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”, u miratua me 94 vota pro.

Ndërsa projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”, u miratua me 90 vota pro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash nga Pfizer

Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Phfizer për vaksinat


Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!