Është mbledhur Komiteti Ndër-ministror i Emergjencave Civile, pas situatës së pazakontë në vend, me përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut.
Fjalën i pari e mbajti kryeministri Rama, ndërsa pas tij foli zv kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit deklaroi se janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencave në zonat e prekura, kurse shtoi se hidrovoret janë në gjendje gatishmërie.
Edi Rama: Zv kryeministri, që ka ndjekur situatën, më ka informuar herë pas herë për gjendjen.
Erion Braçe: Doja të informoja sidomos qytetarët që ndodhen në zona që janë prekur nga reshjet, ministrat, perfektët e me radhë në zona kanë mbledhur shtabet e emergjencave civile. IGJEUM paralajmëroi situatën. Është kontrolluar situata e hidrovoreve. Hidrovoret kanë qenë në gatishmëri, për të dërguar ata në nivelet minimale. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka qenë në dispozicion dhe sot të gjitha akset janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Ka pasur koordinim me OSHEE-në.
Menaxhimii ii Kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Komiteti që menaxhon Kaskadën e Drinit është mbledhur vazhdimisht dhe situata në Kaskadën e Drinit është e kontrolluar. Kryetarët e bashkive kanë ngritur shtabet e emergjencave, që po kontrollojnë situatën në territor. Sot kanë rënë edhe më shumë reshje. Kanë rënë mbi 100 mm shi në zona tradicionalisht të goditura nga reshjet e shumta. Është bërë punë në territor.