MENU
klinika

Cilat akse janë të bllokuara?

Përmbytjet në Shkodër/ 1 mijë e 823 hektarë tokë nën ujë

11.01.2021 - 09:31

Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacionet mbi situatën e përmbytjeve për ditën e sotme.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër ka kapur totalin e 1 mijë e 823 hektarëve, kryesisht foragjerë të dyta.

Nga ana tjetër rruga e Obotit e cila dje ishte tërësisht e pakalueshme duke bllokuar një fshat të tërë, sot është e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Po ashtu është bllokuar aksi Shirgj-Darragjat në vendin e quajtur ‘’Urrelat’’. Problematikë mbeten lumi Drin dhe Kir të cilët në disa vende po gërryejnë tokat bujqësore, kurse liqeni i Shkodrës ka rritje të nivelit të ujit.

INFORMACIONI ZYRTAR

Lënda:  Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 11.01.2021,ora08.30

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1823 Ha

Tokë e pakultivuar                  526 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe      1115 Ha
Grurë                                       95 Ha
Bimë dekorative                      80  Ha
Pemtore                                       7 Ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar  265 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Grurë 55 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 15 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

K R Y E T A R

Voltana  ADEMI