MENU
klinika

"E papranueshme"

“Pfizer” vonon vaksinat, zemërim në vendet e BE-së

16.01.2021 - 12:01

Në një kohë kur mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë, kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Gjashtë kombe e quajtën situatën “të papranueshme” dhe paralajmëruan se po “ul besueshmërinë e procesit të vaksinimit”.