MENU
klinika

Ligue 1, Java 18

Pochettino e nis me barazim, Lyon mban kreun

06.01.2021 - 23:25

Aventura e re e Maurizio Pochettino si trajneri i PSG-së ka nisur me një barazim 1-1 aventura. Në transfertë  ndaj St Etienne, sfida është zhbllokuar në minutën e 19-të nga Hamouma, që ka përfituar nga një gabim i parisienëve për të kaluar në avantazh vendasit.

Kundërpërgjigja e miqve ka ardhur shumë shpejt, me Moise Kean që ka barazuar në minutën e 22-të pas një asisti të bukur të Verratti-t. Të dy ekipet kanë shkuar shumë afër golit të dytë, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.

Nga ky barazim ka përfituar Lyon, që fiton 3-2 ndaj Lens dhe mban kreun 3 pikë ndaj PSG, njësoj me pikë me Lille, që humbi në shtëpi 1-2 me Angers, Afrohet edhe Marseille e vendit të pestë, që ka edhe dy ndeshje pak.