MENU
klinika

Ja rastet ku bëhen përjashtime

Polonia vë në zbatim vendimin, ndalohet tërësisht aborti

28.01.2021 - 18:13

Qeveria poloneze ka njoftuar se ka nisur të zbatohet masa e ndalimit, pothuajse të plotë, të abortit. Aborti tani lejohet vetëm në rastet e dhunimit, incestit apo kur shtatzënia kërcënon jetën e nënës.

Shumica e polakëve kundërshtojnë këtë ndalesë të ashpër, prandaj shumë prej tyre kanë protestuar sërish në rrugë të mërkurën. Kujtojme qe ky vendim i gjykatës, që mundëson këtë ndalesë, pati nxitur protesta të mëdha në tetor të vitit të kaluar.

Aktivistët kanë bërë thirrje për protesta masive të enjten dhe të premten në Varshavë.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese pati gjetur se një ligj i vitit 1993, që lejon abortin në rastet kur fetusi është i dëmtuar dhe ka anomali, ka qenë jokushtetues.

Më 2019, 98 për qind e aborteve janë kryer mbi këto arsye.

Ndonëse vendimi ka provokuar zemërim nga mbështetësit e të drejtës për abort, Qeveria konservatore e Polonisë, e cila ka lidhje të ngushta me Kishën Katolike, ka mbështetur rregullin e ri.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se “fëmija i palindur është qenie njerëzore”, andaj meriton mbrojtje sipas kushtetutës polake, e cila siguron të drejtën për jetesë.

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!