MENU
klinika

Nga mjeku Apostol Vaso

Post-Covid, më i rëndë se Covid-19?

19.01.2021 - 20:51

Kolegëve anestezistë, infeksionistë, mjekët e familjes që përballen me Covid-19.

Dhimbja pas kalimit të Covid nuk mund të trajtohey me preparatë analgjezikë dhe as me simptomatikë të tjerë.

Ajo nuk lehtësohet as me kalimin e kohës, por ka tendencë që të kronicizohet. Prej muajit Korrik kam trajtuar të sëmurë pas shërimit të Covid-19. Ata ankojnë për dhimbje të ndryshme, siç është dhimbja e mesit, e kokës, dhimbje të forta epigatrike, dhimbje të supit, ose edhe iskiatik.

Kjo dhimbje në shumicën e rasteve shoqërohet me çrregullime të shprehura të gjumit,ankth, depresion dhe ndonjeherë edhe simptoma të Post Traumatic Stres Dysorder.

Kjo është arsyeja pse ajo dhimbje nuk lehtësohet me kohën, apo edhe pse nuk veprojnë preparatet analgjezike që në përdorim përgjithësisht për të trajtuar dhimbjet e mësipërme, ato nuk kanë lidhje me Covid-19.

Për këtë arsye, unë mendoj qe keta te semure me dhimbje kerkojne nje trajtim te specializuar dhe multidisiplinar.

Shpresoj që të kuptojmë se polimorfizmi i simptomave që shoqëron këtë lloj dhimbje, është një situate e re dhe duhet të marrë vemendjen e duhur, perpara se të bëhet një problem më shumë se vetë Covid-19.