MENU
klinika

Mirëqënia e disa shteteve varet nga Kina

Pse do dështojnë përpjekjet për një aleancë të re anti-Kinë?

28.01.2021 - 08:59

Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime krejtësisht të kuptueshme për Kinën.

Nuk është dhe aq mirë të jetosh me një Kinë më të fuqishme. Dhe është njëlloj e ligjshme që ata të mbrohen duke bashkëpunuar në Dialogun Katërkëndësh të Sigurisë, i njohur jozyrtarisht si Quad.

Fatkeqësisht, Quad nuk do të ndryshojë rrjedhën e historisë aziatike për dy arsye të thjeshta: Së pari, të katër vendet kanë interesa dhe dobësi të ndryshme gjeopolitike. Së dyti, dhe më thelbësorja, ata janë në një lojë të gabuar. Loja e madhe strategjike në Azi nuk është ushtarake por ekonomike.

Australia është më e rrezikuara. Ekonomia e saj varet shumë nga Kina. Australianët kanë qenë krenarë për tre dekadat e tyre të jashtëzakonshme të rritjes pa recesion. Kjo ndodhi vetëm sepse Australia u bë, funksionalisht, një provincë ekonomike e Kinës: Në 2018-2019, 33 përqind e eksporteve të saj shkuan në Kinë, ndërsa vetëm 5 përqind shkuan në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është arsyeja pse nuk ishte e mençur që Australia të sulmonte Kinën publikisht duke bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi Kinën dhe COVID-19. Do të kishte qenë më e mençur dhe më e matur të bënte një thirrje të tillë privatisht.

Tani Australia ndodhet në një situatë të vështirë. E gjithë Azia po shikon me vëmendje për të parë se kush do të reagojë i pari për të ndryshuar ngërçin Australi-Kinë. Në shumë mënyra, rezultati është i paracaktuar. Nëse Pekini reagon, vendet e tjera mund të ndjekin Australinë duke poshtëruar Kinën. Prandaj, Australia në njëfarë mënyre e ka bllokuar atë.

Dhe Kina ka mundësi të presë. Si studiues australiani Hugh Uhite tha: “Problemi për Canberra-n është se Kina mban shumicën e kartave. Fuqia në marrëdhëniet ndërkombëtare qëndron te vendi që mund t’i imponojë kosto të larta një vendi tjetër me një kosto të ulët për vete. Kjo është ajo që Kina mund t’i bëjë Australisë, por Kryeministri australian Scott Morrison dhe kolegët e tij nuk duket se e kuptojnë këtë gjë.

“Në mënyrë domethënëse, në nëntor të 2019-ës, ish-kryeministri, Paul Keating paralajmëroi kolegët e tij australianë që Quad nuk do të funksiononte. “Më gjerësisht, i ashtuquajturi” Katërkëndësh nuk po funksionon, tha ai në Forumin Strategjik Australian. “India mbetet ambivalente në lidhje me axhendën e SHBA mbi Kinën dhe do të mbrojtë çdo aktivizëm kundër Kinës. Një afrim midis Japonisë dhe Kinës është gjithashtu i mundur… kështu që Japonia nuk po nënshkruan asnjë program të kontrollit të Kinës.

Japonia është gjithashtu preket, por në një mënyrë tjetër. Australia është me fat që ka fqinjë miqësorë në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore. Japonia ka vetëm fqinjë jo miqësorë: Kinën, Rusinë dhe Korenë e Jugut. Ka marrëdhënie të vështira, madje edhe të tensionuara, me të tre.

Mund të menaxhojë marrëdhënie të vështira me Rusinë dhe Korenë e Jugut; të dy kanë ekonomi më të vogla. Por, Japonezët janë shumë të vetëdijshëm se tani duhet t’i përshtaten përsëri një Kine shumë më të fuqishme. Megjithatë, ky nuk është një fenomen i ri. Me përjashtim të gjysmës së parë të shekullit të 20-të, Japonia pothuajse gjithmonë ka jetuar në paqe me fqinjin e saj më të fuqishëm, Kinën.

Me kalimin e kohës, interesat e ndryshëm ekonomikë dhe dobësitë historike të katër vendeve do ta bëjnë arsyetimin e Quad gjithnjë e më pak të qëndrueshëm.

Siç shkruajti studiuesi i Azisë Lindore Ezra Vogel në 2019, “Asnjë vend nuk mund të krahasohet me Kinën dhe Japoninë për sa i përket kohëzgjatjes së kontaktit të tyre historik: 1,500 vjet”. Siç vërejti në librin e tij Kina dhe Japonia, të dy vendet mbajtën lidhje të thella kulturore në pjesën më të madhe të së kaluarës së tyre, por Kina, me civilizimin dhe burimet e saj të shkëlqyera, kishte epërsinë.

Nëse, për shumicën e 1,500 viteve, Japonia mundi të jetojë në paqe me Kinën, ajo mund t’i kthehet këtij modeli përsëri për 1000 vitet e ardhshme. Sidoqoftë, ashtu si në shfaqjet e famshme të ngadalta Kabuki në Japoni, ndryshimet në marrëdhënie do të jenë shumë të lehta dhe mund të vijnë në rritje me të dy palët që lëvizin gradualisht dhe me hollësi në një dimension të ri. Ata nuk do të bëhen miq në çdo kohë së shpejti, por Japonia do të sinjalizojë me hollësi se i kupton interesat thelbësore të Kinës. Po, do të ketë pengesa gjatë rrugës, por Kina dhe Japonia do të rregullohen ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

India dhe Kina kanë problemin e kundërt. Si dy civilizime të vjetra, ata gjithashtu kanë jetuar krah për krah për mijëra vjet. Sidoqoftë, ata kishin pak kontakte të drejtpërdrejta, të mbajtura larg nga Himalajet. Fatkeqësisht, teknologjia moderne nuk i ka bërë më Himalajet të pakapërcyeshme. Prandaj, ka ardhur në rritje numri i takimeve ballë për ballë midis ushtarëve kinezë dhe indianë. Takime të tilla gjithmonë çojnë në aksidente, njëra prej të cilave ndodhi në qershor të vitit 2020. Që nga ajo kohë, një cunami i ndjenjave anti-Kinë ka përfshirë të gjithë Indinë. Gjatë viteve të ardhshme, marrëdhëniet do të dëmtohen edhe më shumë. Rrëmuja ka filluar.

Megjithatë Kina do të tregojë durim sepse koha po punon në favor të saj. Në vitin 1980, ekonomitë e Kinës dhe Indisë kishin të njëjtën madhësi. Deri në vitin 2020, Kina ishte rritur pesë herë më shumë. Marrëdhënia afatgjatë midis dy fuqive gjithmonë varet, në planin afatgjatë, nga madhësia relative e dy ekonomive.

Në mënyrë të ngjashme, ashtu si Shtetet e Bashkuara i paraqitën Kinës një dhuratë të madhe gjeopolitike duke u tërhequr nga marrëveshja tregtare e Partneritetit Trans-Paqësor (TPP) në 2017, India i bëri Kinës një favor të madh gjeopolitik duke mos u bashkuar me Partneritetin Ekonomik Rajonal (RCEP). Ekonomia është vendi ku po luhet loja e madhe. Me Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë jashtë TC dhe India jashtë RCEP, një ekosistem masiv ekonomik i përqendruar në Kinë po zhvillohet në rajon.

Këtu keni një statistikë për të menduar: Në vitin 2009, madhësia e tregut të mallrave me pakicë në Kinë ishte 1.8 trilionë dollarë krahasuar me 4 trilionë dollarë për atë treg në Shtetet e Bashkuara.

Dhjetë vjet më vonë, numrat përkatës ishin 6 trilionë dollarë dhe 5,5 trilionë dollarë. Importet totale të Kinës në dekadën e ardhshme ka të ngjarë të kalojnë 22 trilion dollarë. Ashtu si tregu masiv i konsumit amerikan në vitet 1970 dhe 1980 mundi Bashkimin Sovjetik, tregu masiv dhe në rritje i konsumit kinez do të jetë ai që do të caktojë përfundimisht lojën e madhe gjeopolitike.

Kjo është arsyeja pse stërvitjet detare të Kuadrit në Oqeanin Indian nuk do të lëvizin fillin e historisë aziatike. Me kalimin e kohës, interesat e ndryshëm ekonomikë dhe dobësitë historike të katër vendeve do ta bëjnë arsyetimin e Quad gjithnjë e më pak të qëndrueshëm.

Këtu është një tregues kryesor:

Asnjë vend tjetër aziatik madje as aleati i fortë i SHBA, Koreja e Jugut, nuk po nxiton të bashkohet me Quad.

E ardhmja e Azisë do të shkruhet me, RCEP (Partneriteti Ekonomik Rajonal), dhe jo më me Quad.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Foreign Policy/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duket se 2021 ka nisur mirë për Pekinin!

Kina po përfiton nga kaosi i tranzicionit presidencial të SHBA