MENU
klinika

Shkencëtarët shpjegojnë pse

Pse kërcitja e gishtave mund të jetë e nevojshme?

01.01.2021 - 10:53

Në jetën e tyre të përditshme, njerëzit janë mësuar t’i kërcasin gishtat edhe pse janë të vetëdijshëm se ky veprim është i dëmshëm për shëndetin e tyre.

Shkencëtarët kanë një përgjigje për të gjithë personat që kërcasin vazhdimisht gishtat dhe që shumë e konsiderojnë si një veprim të rrezikshëm.

Ajo që ndodh në të vërtetë kur ju kërcisni gishtat është përthyerja e vendit ku dy kockat e gishtave bashkohen, të cilat janë të mbështjella nga një kapsulë e përbashkët e mbushur me lëng.

Në momentin e kërcitjes hapësira mes kockave zgjerohet dhe lëngu i përbashkët bëhet i pamjaftueshëm për të mbushur boshllëkun.

Presioni brenda bie dhe shfaqet një flluskë e mbushur me gaz. Tingulli që ne dëgjojmë është plasja e kësaj flluske.

Në bazë të një testi të realizuar nga studiuesit personat që kërcasin gishtat nuk vuajnë nga enjtja e duarve dhe artriti.

Nëse deri më tani keni menduar se vesi i të kërciturit të gishtërinjve është një shkaktar i artritit dhe enjtjes së duarve, në bazë të këtij studimi vërtetohet se jeni gabuar.

Megjithatë duhet të dini se ky veprim juaji është shenjë e nervozizmit të shpeshtë dhe kur ju kërcisni gishtat krijoni ndjesinë e lehtësimit.