MENU
klinika

"Do dhurojmë për Kosovën! Jemi 'një' në gëzim e në hall"

Rama flet pas vaksinimit: Nuk duhet të mendojmë si BE në këtë rast

11.01.2021 - 15:43

Kryeministri Edi Rama pasi ka marrë vaksinën anticovid në ambientet e Air Albania ka folur për mediat. Rama ndër të tjera është ndalur edhe një herë tek dhurimi i vaksinave për Kosovën duke thënë se Shqipëria do tu dërgojë mjekëve në spitalin infektiv të Prishtinë disa doza.

Sipas Ramës në këtë momente nuk duhet të veprojmë si BE e cila nuk shpërndau vaksina për Ballkanin. Ai ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria janë “një” në të mirë dhe në të keq.

“Pfizer mund të fillojë në spitalin covid të Prishtinës tek infektivi. Doza që mund ti japim Kosovës, janë simbolike por në këtë rast nuk duhet të mendojmë si BE por të mendojmë edhe për të tjerët. Kosova dhe Shqipëria janë një edhe në gëzim edhe në hall. Këtë hall edhe pse nuk ua zgjidhim dot do tua qajmë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Najada Çomos, vaksinohet kryeministri Rama

Shqipëria nisi vaksinimin për Covid-19

Manastirliu: Edhe vaksina antiCOVID do të jetë falas!

Nis vaksinimi kundër gripit i edukatoreve dhe arsimtarëve