MENU
klinika

"Erdhi me njësi speciale sigurie"

Rama flet për shenjat pas vaksinimit dhe tregon si mbërriti vaksina anti-Covid…

14.01.2021 - 21:29

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë pas vaksinimit anti-Covid, duke thënë se nuk ka asnjë shqetësim dhe asnjë shenjë. I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Rama deklaroi se vaksinimi është shumë i rëndësishëm, pasi ndërpret hallkën e përhapjes së virusit.

“Asnjë shqetësim, asnjë shenjë, asgjë fare pas vaksinimit. Teorikisht nuk ekziston më frika, por unë gjithsesi vazhdoj të mbaj maskën sapo dal nga shtëpia dhe deri kur kthehem. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm, pasi kushdo që vaksinohet nuk është më hallkë e përhapjes së virusit”, tha Rama.

I pyetur për mënyrën e ardhjes së vaksinës në Shqipëri dhe “Ç’do të thotë që u morën dorazi vaksinat”, kreu i qeverisë u përgjigj se “Së pari, nuk e di c’do me thënë dorazi, se nuk di të ketë një dorë aq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur me mjetin e transportin, me të gjitha kushtet, kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe nga një njësi speciale sigurie. Vaksinat kanë ardhur njëlloj sic kanë shkuar në cdo vend të botës. Vendin nuk e them dot, sepse na është kërkuar konfidencialitet i plotë nga ai vend i BE. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, që unë e kam kërkuar si lypësi më i dalluar nga të gjithë. Konfidencialiteti në këtë fazë është i pathyeshëm, në një kohë të dytë do të thuhet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN