MENU
klinika

"Do të nisë me një sasi më të vogël se e premtuara"

Rama nga Korça: Të hënën vijnë vaksinat e PFIZER

30.01.2021 - 09:53

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Korça gjatë bashkëbisedimit me një mjek se është marrë konfirmimi që të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.

Kreu i qeverisë shtoi se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.

Ne në radhë të parë me vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm pa dëshirë, dhe jo për fajin tonë bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave të BE dhe arritëm një kontratë me Pfizer në mënyrë të drejpërdrejtë, pa pritur që të vijnë vaksinat nga platforma e Covax-it. Kemi një kontratë me Pfizer, të rinovueshme,  për 500 mijë doza.Njësoj si me të tjerët Pfizer i shtyhu në kohë.

Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Në momentin që fillon furnizimi do të kemi mundësi ta shtrijmë në mënyrë të shpejtë për ju, mjekët dhe infermierët“, tha ai.

Po ashtu kryeministri deklaroi se: “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”.