MENU
klinika

Vizita e tij e parë zyrtare jashtë vendit si ministër i Brendshëm

Rama nis sot vizitën në Turqi, i pranishëm dhe Bledi Çuçi

06.01.2021 - 10:11

Detaje të reja janë zbardhur nga axhenda e vizitës zyrtare të kryeministrit Rama në Turqi. Rama do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Brendshëm.

Rama do të zhvillojë sot dhe nesër vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan.

Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave.

Brenda 5 muajve, kryeministri Rama po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë