MENU
klinika

Sqarimi

Reagimi i Tiranës për bllokimin e merkatos nga FIFA

05.01.2021 - 18:08

Kampionët e Shqipërisë u shtangën sot nga një vendim i FIFA-s për bllokimi e merkatos. Tirana ka dalë me një reagim zyrtar dhe, sipas klubit bardheblu, po bëjnë të pamundurën që merkato të zhbllokohet.

Madje, klubi bardheblu në reagimin e pak minutave më parë thekson se lajmet zyrtare do të jenë ato që të publikohen në faqe dhe jo në opinionin sportive. Ja reagimi në kanalin zyrtar të bardhebluve:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se po punon në zbardhjen e cështjes së bllokimit të merkatos. Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë, theksojmë se nuk bëhet fjalë për asnjë borxh të prapambetur. KF Tirana sqaron se bëhet fjalë për një cështje në të cilën klubi ka qenë palë e tretë.

Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme dhe klubi vijon të mbetet në bisedime me zyrtarë të FIFA-s për të zgjidhur këtë cështje.  Nënvizojmë se për cdo të re apo përditësim njoftimet do të dalin vetëm nga faqja zyrtare e klubit.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN