Rikthimi i Anthony Davies ka frymëzuar Los Angeles Lakers për të arritur fitoren e radhës në NBA amerikan dhe për të ruajtur pozitat e saj në krye të klasifikimit. 27 pikët e Davies mjaftuan për të kaluar 120-102 Houston Rockets në Konferencën e Perëndimit, duke regjistruar kështu fitoren e 6-të në 7 takimet e fundit.
Ylli i skuadrës, LeBron James kontribuoi me 18 pikë, 7 rebaund dhe 7 asiste. Fitore të ngushtë regjistroi Los Angeles Clippers, 130-127 përballë Chigaco Bulls, në një takim ky shkëlqeu LaVine i Chigacos me 45 pikë.
Minessota, falë edhe 27 pikëve të Russell dhe 24 të Beaslye, mposhti 96-88 San Antonio Spurs, me Minessotën që rikthehet kështu te fitorja pas 7 takimesh. Fitorja më e ngushtë ishte ajo mes Golden Stade dhe Toronto Raptors, e mbyllur me shifrat 106-105 në favor të vendasve.
Pavarësisht performancës jo të mirë të yllit të saj, Stephan Curry, ku shënoi vetëm 11 pikë, Golden State mposhti me rezultatin e ngushtë rivalin. Në takimin tjetër, Denver Nuggets likuidoi pa shumë probleme 114-89 New York Knicks.
Basketbollisti i skuadrës së Charlotte, LaMelo Ball, ka shkruar historinë e NBA-së në fitoren që ekipi i tij arriti ndaj Atlantas me rezultatin 113- 105. Edhe pse e nisi nga stoli, ai realizoi një “trible double”. Ball e mbylli sfidën me 22 pikë, 12 rebound e 11 asiste. U bë lojtari më i ri në moshë në NBA që realizon një “trible double”, vetëm 19 vjeç e 140 ditë. Rekordi i mëparshëm ishte 19 vjeç e 317 ditë.