MENU
klinika

“Thonë se dashuria nuk vdes kurrë”

Robert Aliaj humb personin e shtrenjtë të familjes

13.01.2021 - 10:57

Robert Aliaj ka dhënë ditën e sotme një lajm tepër të hidhur për të dhe familjen e tij në rrjete sociale.

Vëllai i tij, piktori dhe skenografi Rexhep Aliaj është ndarë nga jeta.

Me foto të vëllait të ndjerë, Roberti ka shkruar fjalët rrënqethëse, duke treguar se në këto kohë të vështira pandemie, i duhet ta mbajnë hidhërimin brenda.

Shkrimi i plotë i Robert Aliajt:

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë