MENU
klinika

NBA

Rockets fitojnë bindshëm, Harden protagonist

01.01.2021 - 12:39

NBA nuk është ndalur edhe natën e ndërrimit të viteve, teksa janë luajtur disa ndeshje. Skuadra e Houston Rockets mundi 122-199 Sacramento Kings.

Një ndeshje ku i zakonshmi James Harden bëri diferencën në fushë, me 33 pikë. Harden duket se i shpëtoi pezullimit për shkak të shkeljes së rregullave anticovid.

Fiton edhe skuadra kanadeze e Toronto Raptors, që mundi 100-83 New York, sfidë e dominuar nga Raptors, me VanVletet që realizoi 25 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Philadelphia, që triumfoi 116-92 Orlando Magic, me Embiid që realizoi 21 pikë.