MENU
klinika

NBA

Rockets fitojnë derbin, Curry nuk mjafton për Warriors

15.01.2021 - 11:44

Janë luajtur vetëm 6 ndeshje në NBA, pasi sa vjen e shtohet numri i basketbollistëve të infektuar me Covid-19, duke mos plotësuar numri 8 të lojtarëve që ka vënë si limit protokolli. Houston Rockets fitoi 109-105 ndaj San Antonio në derbin teksan, duke dalë disi nga kriza e ditëve të fundit.

Pa James Harden, tashmë i larguar te Brooklyn Nets, skuadra e Houston arriti të bëjë diferencën falë Wood, që realizoi 27 pikë e 15 rebound, dhe Broën me 23 pikë. Rockets ndodhen në vend të parafundit në Konferencën e Perëndimit dhe duket se këtë sezon do ta kenë të vështirë për të marrë pjesë në play-off.

Fiton edhe skuadra e Denver Nuggets, që mundi 114-104 Golden State, dy ekipe që këtë sezon kanë pretendime në Perëndim. Curry e mbylli me 35 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për Warriors, ndërsa për Nuggets u dallua Jokic me një “triple double”, 23 pikë, 14 rebound dhe 10 asist.

Philadelphia kaloi krizën e javës së kaluar pasi mposhti 125-108 Miami Heat, suksesi i dytë radhazi, duke qenë ekipi me më shumë fitore në Lindje. Milton me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN