MENU
klinika

NBA

Rockets fitojnë pa Harden, mposhten kryesuesit

03.01.2021 - 13:30

Houston Rockets arrin të fitojë edhe pa James Harden, duke mundur 102-94 Sacramento Kings. Ndeshje e dominuar nga teksanët, ku u dallua John Wall me 28 pikë.

Fiton edhe Oklahoma City Thunder, që mundi 108-99 Orlando Magic, ndeshje ku diferencën e bënë Bazley me 19 pikë e 12 rebound. Vijon momenri i mirë i ekipit të New York, që triumfoi 106-102 ndaj Indiana jashtë fushe. Narrett me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë.

Pacers humbin kreun në Lindje, së bashku me Atlanta Hawks. Tashmë kryeson Philadelphia, që fitoi në shtëpi 127-112 Charlote Hornets. Në Perëndim kryeson Pheonix Suns.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN