Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar planet dhe fokusin e shumicës së institucioneve dhe pjesa e adoptimit të standardeve nuk ka bërë përjashtim. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri të ditur se në planin e saj të 6 muajve të parë të këtij viti do të ketë një fokus të veçantë pikërisht në këtë drejtim.
“Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, u zhvillua mbudhja e Bordit Teknik. Anëtarët e BT-së shqyrtuan; Listat me standardet e propozuara për adoptim në 6-mujorin e parë të vitit 2021 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe. Komitetet Teknike që patën ndryshime në drejtim të anëtarësimeve të reja ishin; KT 316 ‘Pajisje mjekësore’ dhe KT 215 ‘Pajisje respiratore dhe anestezie’. Ne kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, DPS informoi anëtarët e KT-së se gjatë kësaj periudhe janë angazhuar Komitetet Teknike që mbulojnë këto fusha: KT 160 ‘Pajisje mbrojtëse personale”, KT 205 ‘Pajisje mjekësore joaktive’, KT 215 “Pajisje respiratore dhe anestezie”, KT 316 “Pajisje mjekësore’” njoftoi DPS.