Fondi rus i pasurisë sovrane RDIF tha në 23 janar se kishte nënshkruar një marrëveshje me Turqinë mbi prodhimin e vaksinës së saj Sputnik V kundër COVID-19, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
RDIF shtoi se kishte filluar transferimin e teknologjisë së prodhimit në Turqi.
RDIF ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje për të prodhuar Sputnik V me prodhuesit në Korenë e Jugut, Kinë, Indi, Brazil, Bjellorusi dhe Kazakistan.
Gjithashtu edhe Serbia ka filluar bisedimet për prodhimin e vaksinës koronavirus të Rusisë Sputnik V. Kjo u deklarua nga zyrtarwt e qeverisw serbe.
Kompania farmaceutike ruse Generium, prodhuesi i vaksinës, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të transferuar teknologjinë dhe për të ndihmuar trajnimin e personelit për prodhimin e vaksinës në Serbi, tha qeveria në një njoftim për shtyp të Enjten.
“Pala ruse menjëherë iu përgjigj kërkesës sonë për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Serbi, dhe nga niveli më i lartë në udhëheqjen e shtetit rus, u urdhërua të gjente një mënyrë për të vendosur prodhimin e kësaj vaksine në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri pa portofol i ngarkuar me inovacionin, Nenad Popoviç, gjatë një vizite në fabrikën e prodhimit të Generium në Rusi, sipas njoftimit për shtyp.
Sputnik V mund të prodhohet nga instituti shtetëror i vaksinave Torlak në Beograd, i cili është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar prodhimin e tij, tha drejtoresha e institutit, Vera Stojilkoviç.
Më parë këtë muaj, Serbia ra dakord për shpërndarjen e 2 milion dozave të Sputnik V, duke siguruar vaksinimin e 1 milion njerëzve.
Autoritetet ruse aplikuan për regjistrimin e vaksinës së koronavirusit Sputnik V në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) më 20 janar.