MENU
klinika

Nga ribashkimet, tek lotët e ndarja

Sezoni final i “Keeping Up With The Kardashians”/ Ja çfarë pritet

29.01.2021 - 10:08

Sezoni i 20 do të shënojë dhe sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.

Familja Kardashian-Jenner njoftoi  më 8 shtator të vitit që lamë pas se seriali do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator  dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20) në vitin 2021.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Grazia”, Kim Kardashian ka deklaruar se kjo ishte një dëshirë e përbashkët e gjithë familjes.

Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.

Kim është shprehur se ajo ishte gati për një pushim pas 14 vitesh xhirim pa ndalim. “Kjo ishte një ëndërr për të gjithë ne. Asnjëherë nuk e kishim imagjinuar se do të arrinim sezonin e dytë. Tani jemi në të 20-tin. Ndonjëherë kemi nevojë për pushim. Është shumë e thjeshtë”, është shprehur Kim.

Ndërkohë, në llogarinë e saj në Instagram, Kim ka ndarë videon promo të sezonit të fundit të serialit, ku tregon gjithçka që do të ndodhë.

“Është koha të bëjmë një fëmijë tjetër”-dëgjohet t’i thotë Khloe partnerit të saj Tristanit, duke nisur aludimet për një shtatzëni.

Gjithashtu, Rob Kardashian rikthehet dhe shihet duke qeshur në një skenë pranë Corey Gamble.

“Ata janë bërë për njëri-tjetrin”- shprehet Kendall në një skenë ku Kourtney dhe Scott shihen së bashku duke fjetur, duke lënë dyshime për një ribashkim.

Kim falenderon stafin mes lotësh, ndërsa Kris Jenner shfaqet e prekur në fund të videos teksa thotë: “A bëmë zgjedhjen e duhur që po largohemi?”.

Rikujtojmë se sezoni final i “Keeping Up With The Kardashians” do të transmetohet më 18 mars.