Në Obot niveli i ujit sipas përditësimit të soptëm të autoriteteve vendore atje, është mbi 1 metër në nivelin e rrugës.
Në Nj.A. Ana e Malit situata e përmbytjeve dt. 30.01.2021
– 1160 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).
-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 110-115 cm lartësi në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 2.
– Prezencë uji në oborre 70-80 cm (fshati Obot).
– Makina e FA në gatishmëri ora 07:45-16:00 tek ura Sadiçit.
-Rruga e Obotit e pakalueshme (makina e FA kalon me shumë vështirësi).
-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
-SPZ e zonës në gatishmëri.
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-UKSH vazhdon të furnizoje me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
– Rruga Muriqan – Goricë prezencë uji rreth 20 cm.
– Varkat e FA janë në gatishmëri (sipas nevojave).
-Në disa toka bujqësore lartesia e ujit arrin 2-2.5 m.
Ne Nj.A.Dajç situata e përmbytjeve në dt.30.01.2021
Hidrometri shënon 6.60 cm, me nje rritje 10 cm ne Dajç,15 cm në Urrela te shirqit.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet emergjente.
– 1300 ha tokë bujqësore e përmbytur( fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Pentar).
-Rruga e bllokuar në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura s’ ka.
– Prezencë uji në oborre në 80 shtëpi.
– Makina e FA në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri.
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-Në disa toka bujqesore lartësia e ujit arrin 2m.