MENU
klinika

140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Shkrihet e gjithë dega e LSI-së në Berat

22.01.2021 - 13:06

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Berati është mbyllur pasi të 140 anëtarët e saj i janë bashkuar Partisë Socisaliste.

Mesditën e sotme kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike bashkë me 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven.

Kryetari i LSI-së Gjeroven, Krenar Shehu ka deklaruar se e ka ndërmarrë këtë vendim pasi ndihet i papërfaqësuar nga kjo forcë politike.

“Unë si kryetar i LSI-së Gjeroven,pasi jam menduar gjatë,kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit.

Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete,verehen se në lista janë sërsish kushërinjtë e tij”– ka deklaruar Shehu.

Edhe 140 anëtarët e degës së LSI-së së fshatit Gjeroven kanë deklaruar se e kanë ndërmarrë vendimin për largimin e tyre nga LSI për arsye se të gjithë ndihen të papërfaqësuar dhe të lënë pas dore në këto 10-vite.

“Ne kemi besim vetëm tek Nasip Naço sepse vetëm prej tij ndihemi të përfaqësuar”-janë shprehur anëtarët e kësaj dege.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier