MENU
klinika

Hipotezat për kufirin detar

“Shqipëria më afër me Turqinë”, çfarë shkruajnë mediat greke për takimin e Ramës me Erdoganin

06.01.2021 - 19:10

Kryeministri Edi Rama sot mbërriti në Ankara të Turqisë, ku zhvilloi një takim me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Për krijimin e e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë mediat greke shkruajnë se më këtë marrëveshje Shqipëria dhe Turqia vijnë edhe me afër.

“Greqia është armiku i tyre i përbashkët! Një pritje mbresëlënëse iu rezervua Kryeministrit Edi Rama, Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa në Greqi Autoritetet po merren me arrestimin e grekëve që hedhin kryqin në ujë,” shkruan el.gr.

“Meqenëse Edi Rama u sulmua nga opozita Shqiptare për shtrirjen e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon, duket se ka kërkuar një litar shpëtimi në Turqi dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Kryeministri i vendit fqinj bëri një vizitë të befasishme në Ankara të Mërkurën, megjithëse pritja që iu bë nga presidenca Turke tregon të kundërtën pasi kishte madhështi dhe respektim të të gjitha rregullave të mirësjellje.

Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh reagimin e zemëruar të Ankarasë ndaj zgjerimit të ujërave territoriale Greke, kuptohet simbolika e vizitës së Ramës në Turqi . Sidomos pasi që ai vetë kishte deklaruar se zgjerimi i Greqisë në Jon nuk kishte të bënte me zonën e diskutueshme midis dy vendeve. Rexhep Tajip Erdoga dhe Edi Ramën në Ankara në një konferencë të përbashkët për shtyp folën për “popujt vëllazërorë” dhe lidhjet historike midis dy vendeve, duke njoftuar partneritete të reja,” shkruan neësbomb.gr.

Screenshot_31.pngScreenshot_34.pngScreenshot_33.png

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!