MENU
klinika

35 vjet karrierë

Shuhet aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit

04.01.2021 - 13:32

        Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, aktori i njohur Xhemil Tagani, duke shënuar një ditë të trishtë për artin shqiptar. Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa në karrierën e tij artistike ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Në vitin 1963 mbaron shkollën e mesme Politeknikumi “7 Nëntori” Tiranë. Studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, i mbaroi në vitin 1967. Ndërsa vetëm një vit më vonë, u emërua aktor pranë Teatrit Popullor në Tiranë, derisa doli në pension.

Në karrierën e tij artistike 35-vjeçare, ka interpretuar mbi 70 rrole te ndryshme në skenën e Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar.

Ai luajti edhe mjaft role të dyta dhe episodike dhe u shqua për krijimin e karaktereve.

Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tri dekadave në skenën e Teatrit Popullor.

Në kinematografi ka luajtur mbi 13 rrole te ndryshme. Pas një shkëputje 15-vjeçare dhe daljes në pension, në vitin 2012 i rikthehet skenës së teatrit në interpretimin e një roli në komedinë “Familja në shi”, me autor dhe regjisorë Ilir Bezhani, një rol i cili pati sukses.

Disa nga rolet e tij në teatër:

Agroni – Shokët,
Alqi – Studentja e vitit të fundit,
Tushka – Një nuse për Stasin,
Uçi – I pazvëndësueshmi,
Selimi – Bashkë me Agimin,
Ina – Arturo Ui,
Peç Mbloçi – Lumi i vdekur,
Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945,
Samiu – Kështu të dua,
Perikliu – Pallati 176,
Thomai – Nën dritat e skenës,
Kryqi i bardhë, etj.

Disa nga rolet e tij në film:

Përrallë nga e kaluara (1987),
Zëvendësi i grave (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Taulanti kërkon një motër (1984)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Tokë e përgjakur (1976)
Gadhnjim mbi vdekjen (1967)
Kush është vrasësi.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit