MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të ulet tensioni i lartë të gjakut?

02.01.2021 - 11:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund të ulet tensioni i lartë të gjakut?

Mjeku: 

Doni të dini si mund të ulni tensionin e gjakut në mënyrë natyrale? Kripa është cilësuar gjithmonë si “armike” e tensionit të gjakut – përfshini sa më pak prej saj në dietë dhe do të jeni të sigurt. Studimet kanë treguar se është shumë e rëndësishme të zgjidhen ushqime të ulëta në sodium (me përmbajtje të ulët në kripë) dhe të lartë në të paktën 2 nga 3 këto minerale të fuqishme: kalcium, magnez dhe kalium. Shtoni këto super-ushqime në dietën tuaj ushqimore për të ulur tensionin e lartë të gjakut, si dhe për të parandaluar atakun në zemër dhe goditjen në tru.

Fasulet e bardha

Një kupë me fasule të bardha siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Mishi i gjelit të detit

3 racione mish gjeli i detit sigurojnë 6% të magnezit dhe 15% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kos

Një kupë kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kivi

Një kivi siguron 2% të kalciumit, 7% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Pjeshkë dhe nektarin

Një pjeshkë ose nektarin siguron 1% të kalciumit, 3% të magnezit dhe 8% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Banane

Një banane e madhësisë mesatare siguron 1% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 12% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Kale

Një filxhan me kale siguron 9% të kalciumit, 6% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Specat e kuq (gogozhare)

Një kupë me speca të kuq siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 9% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Brokoli

Një kupë me brokoli të gatuar siguron 6% të kalciumit, 8% të magnezit dhe 14% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Patatet e ëmbla

Një patate e ëmbël e madhësisë mesatare (pa ia hequr lëkurën) siguron 4% të kalciumit, 8% të magnezit (7% pa lëkurën) dhe 15 % të kaliumit (10% pa lëkurën) që ju nevojiten çdo ditë.

Kuinoa

Një gjysmë kupë me kuinoa të gatuar siguron 1.5 % të kalciumit, 15 % të magnezit dhe 4.5 % të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Avokado

Një gjysmë avokado siguron 1% të kalciumit, 5% të magnezit dhe 10% të kaliumit që ju nevojiten çdo ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.