MENU
klinika

Kishin fshehur 13 klandestinë në ‘Range Rover’

Si ranë në pranga dy të rinjtë nga Golemi

23.01.2021 - 12:07

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet B. A., 25 vjeç dhe N. B., 30 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Golem.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Vishocicë, Devoll, dy mjete tip “Range Rover” dhe “Golf” për të cilët kishte dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Range Rover” me drejtues shtetasin B. A., u gjetën 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezulton se edhe shtetasi N. B., i cili drejtonte mjetin tip “Golf”, ishte bashkëpunëtor me 25-vjeçarin B. A., në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lihet në burg trafikanti që i strehonte në shtëpi

Kontrabanda e sirianëve nga Vlora në Itali me gomone