MENU
klinika

Disa ide

Si të kombinoni veshjen më trendy dhe komode të sezonit

14.01.2021 - 11:30

Një veshje e pakohë, fustani i quajtur ‘knit dress’ konfirmohet një armë e fortë stili për dimrin 2020-21.

Më poshtë, revista e modës ‘Grazia’ sugjeron 6 mënyra të ndryshme për t’i kombinuar.

Fustan kashmiri i kombinuar me gjysmë çizme dhe një aksesor strong si kjo ‘varëse’

Një kombinim seksi i fustanit pulovër me çizme mbi gju dhe një rrip të zi lëkure në mes

Fustan golf prej leshi me vathë të mëdhenj argjendi dhe gjysmë çizme të zeza me taka dhe majë

Fustan pulovër me vija i kombinuar me një çantë supi dhe atlete me logo glitter

Ky fustan me jakë asimetrike mund të kombinohet shumë mirë edhe me një palë balerina me majë dhe një çantë të kuqe lëkure me print cocco

Fustan pulovër me model gërshet i kombinuar me një rrip të hollë lëkure dhe çizme kamoshi stil texano