MENU
klinika

Nga bashkëbisedimi me kreun e KQZ-së

Soreca: Rinovoni urgjentisht dokumentet biometrike para zgjedhjeve

20.01.2021 - 11:04

Ambasadori i BE, Luigi Soreca këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim online me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Soreca përmes një postimi në Twitter, shkruan se takimi mes tyre kishte si temë diskutimi rinovimin e dokumenteve biometrike, të cilën ai e quan një sfidë të madhe.

Soreca i bën thirrje qytetarëve që ti rinovojnë ugjentisht ato para ditës së zgjedhjeve, e cila është me 25 prill.

“Mirë shkëmbimi me KQZ-në. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën 5/6. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne bëjmë thirrje qytetarët t’i rinovojnë ato urgjentisht para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN