MENU
klinika

Gjatë inspektimit të ditës së sotme!

Spitali i Fierit, Rama tregon si do kryhet shpronësimi për pronarët

09.01.2021 - 13:23

Kryeministri Edi Rama ka garantuar se pronarët e shtëpive që preken nga punimet për Spitalin Rajonal, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, do të marrin dëmshpërblimet në një afat të shpejtë bazuar në një marrëveshje që do të finalizohet brenda pak ditësh. Teksa javën tjetër nis puna për ndërtimin e spitalit rajonal që pritet të përfundojë brenda tre muajsh, një “bast” ky i Presidentit turk Erdogan.

Rama i ka lënë porositë kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, që të merret me të gjitha formalitetet e dokumentacionit që duhet për të mos krijuar pengesa në kapjen e afatit 3-mujor për përmbylljen e këtij projekti.

Rama në fjalën e tij thumboi dhe ish kryeministrin Sali Berisha teksa tha që shpronësimet për banorët nuk duhet të zgjasin në kohë, si me rrugën e Levanit.

“Me pronarët e mundshëm do bëjmë mennjëherë kontaktin dhe marrëveshjen
që ata të dakordësohen me ne që të na japin akses të punojmë e ne të angazhohemi me shkrim e marrëveshje që gjithë procedurat e shpronësimeve do të kryhen në kohë, jo sic u bënë tërkuz shpronësimet e Levanit për autostradën që na i la Saliu në kurriz mal e as letra skishin bërë e kishin humbur dhe dokumente e na u desh kaq kohë për ti sistemuar, por të jetë një marrëveshje e saktë që njerëzit ta dinë ata do jenë të gatshme ta lënë pronën në dispozicion por ama ata ta dinë që në filan datë do marrin lekët. Cdo ditë që shkon përtej angazhimit ne jem i të detyruar të paguajmë penallti për çdo ditë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të hënën nis puna për spitalin e premtuar nga Erdogan

Rama në inspektim: Do ofrohet shërbim për qytetarët si të jenë…