MENU
klinika

Premier League, Java 17

Supergoli i Pogba mban Manchester United në krye

12.01.2021 - 23:16

Nuk kishte shënuar prej kohësh, por i sotmi, përveç se ishte i bukur, i ka dhënë tri pikë me vlerë Manchester United. Fjala është për Paul Pogba, që rikthehet me një supergol, që rezulton vendimtar në fitoren 1-0 në transfertë ndaj Burnley.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, me vendasit, që pavarësisht se ndodhen poshtë mesit të renditjes, kanë një nga mbrojtjet më të mira në Premier League. Këtë gjë bëri edhe sot Burnley, u mbroj fort.

Në të dytën United rriti ritmin dhe u u zhbllokua në minutën e 71-të. Goli është shënuar nga Paul Pogba. Kampioni i botës ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të mrekullueshme fluturimthi. Më pas miqtë mbrojtën me fanatizëm këtë gol.

Një fitore të vështirë, por me mjaft vlerë mori edhe Everton në transfertë, 1-2 ndaj Wolves. Të besuarit e Ancelottit ngjiten në vendin e katërt, në zonën Champions dhe shumë afër vendeve të para.