MENU
klinika

Merkatoja shqiptare

Teuta prezanton Plakun, Tirana merr një 20-vjeçar

11.01.2021 - 17:08

Teuta ka zyrtarizuar sulmuesin Sebino Plaku. Ky i fundit, në gjysmë e parë të sezonit ishte pjesë e Kastriotit, por tashmë në merkaton e janarit preferoi të ndryshonte destinacion.

Kështu, etapa e radhës në karrierën e sulmuesit 35-vjeçar janë durrsakët, teksa do të provojë të ndihmoj trajnerin Edi Martini me eksperiencën e madhe që ka në Superiore.

Megjithatë, pavarësisht shumë klubeve që ka bërë pjesë Plaku, kjo do të jetë hera e parë për të që vesh fanellën e durrsakëve. Plaku vjen si një zëvendësues i Rubin Hebaj që në këtë merkato ndau rrugët me “Djemtë e Detit” duke kërkuar një aventurë jashtë Shqipërisë.

Ndërsa Tirana konfirmoi së fundmi transferimin e futbollistit të dytë në merkaton e janarit. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Joselin Behiratche, është lojtar i i dytë që u bashkohet bardhebluve këtë sezon. Ai kaloi me sukses provën me bardheblute dhe pas zhbllokimit të merkatos, u zyrtarizua sot si përforcimi më i ri i kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Pas Taulant Seferit, afrikani është përforcimi i dytë për kampionët e Shqipërisë. Ai ka luajtur me Xhorxhonen në Itali. Përveç qendërmbrojtësit, Behiraçe mund të luajë si mesfushor qendror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN