MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Tirana firmos me sulmuesin e Kombëtares

04.01.2021 - 23:15

Tirana ka njoftuar së fundmi një goditje në merkato, teksa ka firmosur me sulmuesin  e Shqipërisë, Taulant Seferi, i cili vjen nga skuadra zvicerane e Young Boys.

Goditje e bujshme kjo e kampionëve të Shqipërisë që e kanë nisur vitin me një afrim cilësor në ekip, duke i bërë trajnerit Nevil Dede një dhuratë të madhe.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi. 

Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave, u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tonë 24 vjeçarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu” – shkruan klubi i Tiranës.

Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’