MENU
klinika

FIFA hap dritën jeshile

Tirana jep lajmin e mirë: E zhbllokuam merkaton!

08.01.2021 - 13:37

Pas Partizanit, edhe Tirana ka zhbllokuar merkaton, madje bardheblutë në kohë rekord. Klubi bardheblu bëri me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se pas disa orësh bisedime me FIFA-n, kampionët e Shqipërisë kanë mundësinë të regjistrojnë lojtarë të rinj për sezonin në vazhdimësi.

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani paralajmëroi sot në konferencën për shtyp se brenda pak orësh, klubit do t’i lejohet të transferojë futbollistë. Ky lajm i qetëson bardheblutë, të cilët tashmë mund të tentojnë të bisedojnë dhe të afrojnë çdo lojtar të piketuar.

“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve.

Nga sot, do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit” – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Tiranës.