MENU
klinika

Carabao Cup

Tottenham kalon pa vuajtje në finale

05.01.2021 - 22:41

Jose Mourinho është shumë pranë trofeut të parë me Tottenham. Trajneri aktivizoi të gjithë lojtarët kryesorë në ndeshjen gjysmëfinale të Caracao Cup ndaj Brentford, edhe pse kundërshtari luan një kategori më poshtë.

Spurs fituan 2-0 në shtëpi, me nga një gol për secilën pjesë. Në të parën realizoi Sissoko në minutën e 12-të pas pasimit të marrë nga Reguilon. Në të dytën ishte Son që fiksoi shifrat 2-0 në 70’ pas asistit të Ndombele. Miqtë në 84’ mbetën me 10 lojtarë.

Totenham do të presë në finale fituesin e sfidës Manchester United-Manchester City, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Old Trafford”. Finalja mendohet të luhet më 28 shkurt, ndërsa data tjetër e mundshme është me 25 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 17

Mposhtet Liverpool, kreu në rrezik