MENU
klinika

Ndodh në Spanjë

Tre traversa radhazi, topi nuk do të hyjë…

11.01.2021 - 16:24

Episodi më i çuditshëm i kësaj fundjave vjen nga Spanja, në takimin e nivelit të tretë në vend mes Portugalete dhe Arenas de Getxo. Kur po kronometrohej minuta e 20-të miqtë ishin tepër të vendosur të shënonin, por ajo i ndali ishte traversa.

3 goditje njëra pas tjetrës u ndalën prej saj, duke u kthyer në një mallkim për ta. Fillimisht ishte Leandro ai që e goditi 2 herë me të dy këmbët, e më pas Ivan Alonso nuk i mori mirë koordinatat, me topin që tronditi sërish traversën.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, me episodin që ka bërë xhiron e botës brenda pak minutash. Gjithsesi kjo nuk ndikoi aspak në rezultat, pasi miqtë arritën të fitonin minimalisht 1-0.