MENU
klinika

Dita e fundit e tij si president i SHBA

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

20.01.2021 - 14:25

Presidenti i fundit amerikan që nuk mori pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij ishte Andrew Johnson, i cili qëndroi për një mandat të vetëm menjëherë pas vrasjes së Abraham Lincoln dhe përfundimit të luftës civile që dëmtoi jo pak vendin.

Tani Donald Trump  i cili ka kaluar katër vitet duke thyer norma dhe tradita dhe duke luftuar me akuzat e tij të fajësimit dhe duke kryesuar një vit trazirash që kulmon në një sulm ndaj Kapitolit të SHBA nga një turmë e zemëruar e mbështetësve të tij do të bëjë të njëjtën gjë.

Në vend që të ishte i pranishëm në një asamble të përbashkët me politikanët kryesorë të kombit në Kapitolin e SHBA për të ndjekur betimin e Joe Biden, Trump dhe gruaja e tij përshkuan një qilim të kuq në Shtëpinë e Bardhë dhe morën helikopterin ushtarak ndërsa pranë tyre kishte vetëm një grumbull reporterësh që po ndiqnin procesin e largimit.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga bbc/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-presidenti nuk do jetë i pranishëm në ceremoni

Biden betohet sot ndërsa Trump lë Shtëpinë e Bardhë