Është hera e dytë që ka një sulm brenda Kapitolit të SH.B.A.-së.
Në vitin 1783, kur 400 amerikanë kryengritës hynë në Kongresin e Konfederatës ata u siguruan që të mbanin peng anëtarët e tmerruar derisa Alexander Hamilton të detyronte ushtarët të ulnin armët e tyre.
Ndërsa këtë herë protestuesit u sollën rreth e qark godinës duke shkrepur selfie dhe duke vjedhur disa nga sendet e kryetares nga vendi i saj i punës si edhe duke besuar në gënjeshtrat e presidentit aktual. Ndërsa shkelnin nëpër salla, ata bërtisnin SHBA, SHBA!
Përsëri ky tubim nuk ishte aspak një shaka: 5 persona humbën jetën. Anëtarët e tmerruar të Kongresit ishin këshilluar të lëviznin duke u ulur në tokë, të vendosnin maska kundra gazit dhe ndër të tjera u larguan të shoqëruar për t’u strehuar në një vend më të sigurt.
Kur Kapitoli u sistemua sërish dhe iu kthye punës normalisht, e njëjta frazë thuhej në të gjithë vendin; “kjo nuk është Amerika”. Ndoshta të mërkurën u shfaqën dy Amerika!
Një model erdhi prej balotazhit në Xhorxhia për vendet e tij të Senatit Amerikan. Pjesëmarrja e madhe e votuesve mundësoi fitoret e Raphael Uarnock, pastorit të Kishës Baptiste Ebenezer, vendit ku predikoi Martin Luther King Jr, dhe Jon Ossoff, senatorit kryesor hebre nga Jugu i Thellë.
Një i zi dhe një hebre na tregon se gjithëpërfshirja amerikane nuk ka përunduar së qënuri.
Donald Trump refuzoi të dënonte supremacistët e bardhë në marshimin në Charlottesville 2017, megjithatë sulmoi demonstruesit e vitit 2020 “Black Lives Matter” si anarkistë të dhunshëm dhe shkatërrimtarë. Ai e lartësoi veten me deklarata ku thuhej se ishte mbrojtësi i një Amerike “të vërtetë” pa emigrantë.
“Ata do të vendosen në lagjet tuaja” ishte mesazhi kryesor i fushatës së tij të marketingut të rizgjedhjes.
Trump u drejtua në tubime masive në vendin ku ai mundi shumë shpejt të fitojë dashur masive e më tej nxiti urrejtjen.
Kur Joe Biden fitoi zgjedhjet, Trump këmbënguli siç kishte paralajmëruar paraprakisht më herët se zgjedhjet do ishin “manipuluara”.
Përpjekja e dhunshme për të parandaluar Kongresin nga vërtetimi i rezultatit zgjedhor duhet të shihet brenda kontekstit të perceptimit të Trump.
E mërkura vuri në dukje në thelb çfarë ka qenë gjatë gjithë kohës proces normal veprimesh për Trumpizmin: Mbyllja e syve ndaj dhunës dhe perandoria e gënjeshtrës.
Fushata e tij e marketingut 2016 zakonisht përmbante ftesa për të ashpërsuar kontrollin mbi median. Në Kapitol këtë javë, njerëz nga tubimi sulmuan kamerat dhe mjetet të tjera të gazetarëve.
Shumë media theksuan ndërkohë se fjalimi i Trump i mbajtur të mërkurën duke nxitur dhunë ishte një ndër më dashakeqët e bëra prej tij. Ai kishte mashtruar me një fitore të menduar prej tij; “një shpërthim budallallëku nga ana e presidentit aktual”. Ai kurrsesi nuk pranoi humbjen ndërsa ngulmoi se duhet të luftonin.
“Një gjyq me luftë”, si edhe deklaroi avokati i tij Rudy Giuliani.
Kapitoli është thjesht një symbol: Godina e vërtetë e demokracisë amerikane është mendimu i drejtë në një strukturë, një shprehje e perceptimit të shekullit të 18-të që ekzekutimi i tij i besueshëm mbron republikën nga ambicia e papjekur për vetë-kënaqësi despotike, si edhe veproi Trump.
Etërit Themelues i kuptuan rreziqet e politikës së shfrenuar të mbledhjes shoqërore dhe joshjen e aventurizmit, megjithatë ata i përmbaheshin idesë që politika e mbështetur në të vërtetën do të mbizotëronte. Makthi i tyre u shfaq tek Josh Hauley. Senatori i Misurit bëri një përpjekje për të përkrahur idetë e Trump duke vështirësuar rezultatet zgjedhore dhe duke pretenduar t’u jepte zë atyre që mendonin se zgjedhjet ishin vjedhur.
Ndërsa tentonte të fajësojënte dhe të niste procese, Trump doli në një video të enjten duke vijuar me akuzat për vjedhjen e votave dhe mashtrim të zgjedhësve. Ndërsa dënoi edhe sulmin në Kapitol, krejt e kundërta e një dite më parë kur nxiti në protestë përkrahësit e tij duke i quajtur “të veçantë”.
Një tjetër gënjeshtër e Trump është fraza që ai përsërit vazhdimisht se është një mbrojtës i demokracisë por që në fakt ai e ka shkelur përsëri dhe një herë tjetër.
Njolla e krijuar prej tij gjatë detyrës si president i SHBA-së është e pashlyeshme.
Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al