MENU
klinika

Ka dënuar sulmin ndaj Kapitolit

Trump pranon për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve!

08.01.2021 - 09:34

Presidenti i SHBA përfundon tentativën e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve dhe thotë se administrata e re do të marrë detyrën këtë muaj. Donald Trump pranoi që Joe Biden do të bëhet president i SHBA këtë muaj, duke i dhënë fund fushatës së tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të Nëntorit.

Presidenti gjithashtu u përpoq të distancohej nga sulmi i ashpër i së Mërkurës në Kongres ndërsa udhëheqësit Demokratë filluan një tentativë për ta ndaluar me forcë dhënien e rezultatit ndërsa edhe ai vetë u vu në kritika të ashpëra për ngjarjen e dhunshme që nga lider globalë u cilësua turp dhe sulm ndaj demokracisë së SHBA.

Në një video të postuar në Tuitter të Enjten në mbrëmje,Trump akuzoi demonstruesit e dhunshëm që prishën çertifikimin e rezultateve të kolegjit elektoral duke “dëmtuar vendin dhe demokracinë Amerikane”. Komentet shënuan një ndryshim të beftë të tonit nga një ditë më parë kur ai i përshkroi protestuesit si “shumë të veçantë” duke thënë se i donte shumë ata.

Ai pranoi që Kongresi kishte përfunduar çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe se “një administratë e re do të inaugurohet më 20 Janar”, megjithëse ai nuk uroi presidentin e rid he madje as nuk e përmendi emrin e tij.

“Fokusi im tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit”, tha Trump.

“Ky moment kërkon qetësi”.

Ai shtoi: “Të jem presidenti juaj ka qenë nderi i jetës time.”

Mesazhi me video nga Trump pasoi një ditë trazirash të dhunshme në Uashington dhe qëndroi në kontrast të fortë me një fjalim të zjarrtë që mbajti të Mërkurën në të cilin ai tha:

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Ne kurrë nuk do të pranojmë… Nuk mund të biem dakord kur bëhet fjalë për vjedhje”.

Pas sulmit në Kapitol të Mërkurën pasdite, Trump postoi një video në faqet e tij të mediave sociale në të cilën ai u tha protestuesve se ai “i donte” ata dhe i nxiti të “shkonin në shtëpi” dhe duke përsëritur pretendimet se zgjedhjet ishin “vjedhur” dhe “mashtruar”.

Pavarësisht se u vu nën sulme të forta nga politikanë të brendshëm dhe jashtë SHBA-së për tentativën për cënimin e demokracisë dhe inkurajimin e kryengritjes së dhunshme, Trump u përpoq të Enjten të portretizojë qëndrimin e tij si një mbrojtje të lirisë qytetare.

Ai tha se ndërsa fushata e tij kishte ndjekur “fuqishëm” sfidat ligjore për rezultatet e zgjedhjeve, “qëllimi i tij i vetëm” ishte “të siguronte integritetin e votës”. “Duke vepruar kështu unë po luftoja për të mbrojtur demokracinë amerikane”, tha Trump.

“Unë vazhdoj të besoj fuqimisht se ne duhet të reformojmë ligjet tona zgjedhore për të verifikuar identitetin dhe përshtatshmërinë e të gjithë votuesve dhe për të siguruar besim në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.”

Në një thirrje për qetësi, Trump tha se mposhtja e pandemisë së koronavirusit dhe “rindërtimi i ekonomisë më të madhe në tokë” do të kërkonte një “theks të përtërirë në vlerat qytetare të patriotizmit, besimit, bamirësisë, komunitetit dhe familjes”.

“Sapo kemi kaluar zgjedhje intensive dhe emocionet janë të larta, por tani duhet t’i rikthehemi qetësisë”, tha Trump.

Pranimi i humbjs së zgjedhjeve nga ana e tij erdhi 65 ditë pas zgjedhjeve, erdhi në mes të një përpjekje të fuqishme nga udhëheqësit Demokratë për të hequr Trump nga zyra ndërsa ai përballet me akuzat në rritje për rolin e tij të pretenduar në sulmin ndaj Kapitolit. Disa anëtarë të administratës së tij kanë dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për sjelljen e tij dhe ligjvënësit nga të dy palët kanë shprehur shqetësime në lidhje me potencialin për dhunë të vazhdueshme në ditët në vijim.

Videoja e Trump ishte mesazhi i tij i parë për kombin për më shumë se 24 orë pasi Tuitter pezulloi llogarinë e tij të Mërkurën, duke përmendur shkelje “të përsëritura dhe të ashpra” të politikave të saj të integritetit qytetar.

Facebook ka thënë se do ta mbyllë llogarinë e tij “për një kohë të pacaktuar”. Fjalimi nga Trump ndjek një deklaratë të postuar në Tuitter nga Dan Scavino, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë për komunikimet, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në të cilën Trump premtoi një “tranzicion të rregullt”.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Aljazeera

Dita kur Trump humbi!