MENU
klinika

Obama e uron publikisht

Trump u largua/ Biden bën reagimin e parë: Ditë e re për Amerikën!

20.01.2021 - 16:03

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar për herë të parë në Ditën e Inaugurimit, pak momente pasi Donald Trump u largua nga zona e DC për herë të fundit si President.

Joe Biden shkruan në Twitter: “Është një ditë e re në Amerikë”.

Kujtojmë se Trump doli nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si President i SHBA-ve bashkë me zonjën e parë Melania Trump një orë më parë. Ata hipën në helikopterin “Marine One” për të shkuar në bazën ushtarake “Andrews” nga ku do i drejtohen Floridas.

Helikopteri u ul në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë pak para orës 8 të mëngjesit (me orën lokale). Trump do të jetë presidenti i parë në largim në një shekull që bojkoton inaugurimin e pasardhësit të tij.

Barack Obama ka uruar Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden pak momente para inaugurimit të tij.

Obama që më parë si President i SHBA e ka pasur zëvendës Biden-in, e ka uruar si ‘mik.’.

Ai gjithashtu thotë se tashmë është koha e Biden. Tashmë që Trump la Shtëpinë e Bardhë, Biden zyrtarisht sot betohet dhe inaugurohet si President i 46-të i SHBA pasi fitoi në zgjedhjet e nëntorit.

Edhe Barack Obama ka uruar Presidentin e 46-të të SHBA, Joe Biden pak momente para inaugurimit të tij.