MENU
klinika

Pas më shumë se 150 vjetësh!

Trupat ushtarake amerikane ‘pushtojnë’ Kongresin

13.01.2021 - 18:28

Qindra trupa ushtarake të Gardës Kombëtare janë duke kaluar netët në dyshemenë e gurtë të Kapitolit në SHBA ndërsa intensifikohet siguria në Washington DC dhe kryeqyteti ka kaluar në izolim, kur mungon një javë nga inaugurimi i Joe Biden si president i SHBA.

Trupat, të cilët zbarkuan në Washington DC pas trazirave të MAGA-ve të javës së kaluar, u fotografuan me armët e tyre ndërsa flinin në dyshemenë e Kapitolit të mërkurën në mëngjes.

Ligjbërësit që hynin në ndërtesë ecnin pranë trupave të ushtarëve të përgjumur ndërsa dergjeshin në korridore. Raportohet se është hera e parë që trupat kanë ngritur kamp në Kapitol që nga Lufta Civile.

Garda Kombëtare është autorizuar të dërgojë një total prej 15.000 trupash në Washington për të ndihmuar në ruajtjen e kryeqytetit përpara inaugurimit të Biden.

Tashmë ka 6.200 trupa në terren në Washington DC. Të paktën 10.000 do të jenë në Kapitol deri të shtunën dhe 5.000 të tjerët në gatishmëri në rast se shpërthen dhuna.

Trupat, mijëra oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit dhe shtresat e rrethimit prej çeliku, janë midis përforcimeve që përdoren për të fortifikuar Washington DC një javë nga inaugurimi 2021 në një përpjekje për të mbrojtur kryeqytetin nga çdo formë dhune e mundshme.

Ekspertët e sigurisë kanë thënë që bisedat mes ekstremistëve dhe mbështetësve të Trump në mediat sociale në lidhje me mbajtjen e marshimeve të armatosura dhe kërcënimin e dhunës në Washington DC dhe qytete të tjera janë shtuar në ditët e fundit.

FBI tashmë ka paralajmëruar protesta të armatosura që po planifikohen në Washington dhe në të gjitha  kryeqytetet e shtetit para inaugurimit.

Trupat mund të shiheshin ngado brenda Rotondës së Kapitolit të SHBA sot në mëngjes.

Anëtarët e Gardës Kombëtare u shpërndanë në Kapitol sot duke përdorur bazamentet e statujave si mbështetëse për kokën ndërsa pushonin.

Sot, Prokurori i Përgjithshëm i SH.B.A., Jeffrey Rosen paralajmëroi terroristët e mundshëm vendas kundër sulmeve të mëtejshme ndërsa zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit përgatiten për dhunë të mëtejshme me protesta të planifikuara përpara.

“Unë dua t’i dërgoj një mesazh të qartë kujtdo që mendon për dhunë, kërcënime të akteve të dhunës ose sjellje të tjera kriminale: Ne nuk do të kemi asnjë tolerancë për çdo përpjekje për të ndalur transferimin paqësor të pushtetit… përfshirë përpjekjet për të pushtuar me forcë ndërtesat qeveritare”, tha Rosen.

“Nuk do të ketë justifikim për dhunë, vandalizëm ose ndonjë formë tjetër të paligjshmërisë.”

Shërbimi Sekret do të marrë kontrollin e përgatitjeve të sigurisë së inaugurimit nga sot dhe mbylljet e rrugëve tani janë në fuqi në të gjithë pjesët në qendër të zonës së Washington DC deri pas inaugurimit.

Masat e shtuara të sigurisë po zbatohen ditë më parë sesa ishte planifikuar si rezultat i sulmit që shkaktoi edhe viktima të Kapitolit gjatë javës së kaluar prej protestuesve që mbështesnin Trump.

Gardhe prej çeliku janë ngritur tashmë rreth Shtëpisë së Bardhë, Kapitolit dhe ndërtesave të tjera federale, përfshirë Gjykatën e Lartë.

Trupat e Gardës Kombëtare të armatosur dhe forcat e tjera të rendit kanë patrulluar këto zona gjatë gjithë javës.

Mbylljet e rrugëve përreth Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitolit hynë në fuqi të martën vonë dhe do të qëndrojnë në fuqi deri pas përurimit të Biden.

Hyrja në të gjitha rrugët, garazhet e parkimit dhe pikat e ngarkimit përreth Shtëpisë së Bardhë do të ndalohet nga e enjtja në mëngjes.

Autoritetet thonë se çdo automjet brenda asaj zone të kufizuar do të mbetet aty deri pas përurimit.

Kufizimet zbatohen si për ndërtesat e banimit ashtu edhe për ato tregtare.

Perimetra të tjerë dhe mbyllje shtesë të rrugëve priten në ditët në vijim.

Shërbimi Sekret do të marrë kontrollin e përgatitjeve të sigurisë së inaugurimit nga sot dhe mbylljet e rrugëve tani janë në fuqi në të gjithë pjesët në qendër të zonës së Washington DC deri pas inaugurimit të Joe Biden.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga fox13news/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen