MENU
klinika

Pas dyshimeve të fansave

U përfol se është shtatzënë, reagon Dua Lipa

15.01.2021 - 10:44

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave për shkak të një fotoje që ngriti dyshimet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Dua postoi disa foto në llogarinë e saj në ‘’Instagram’’ nga pushimet në Meksikë, shoqëruar me disa emoji si figurën e një biberoni, një arushi dhe një fëmije si ëngjëll. Kaq mjaftoi që ndjekësit e këngëtares të aludonin se Dua mund të jetë në pritje të fëmijës së parë me Anwar Hadid.

Më pas këngëtarja hoqi menjëherë mbishkrimin krahas fotove, ndërsa i është përgjigjur dhe një komentuesi, i cili ka shkruar: “Ajo është shtatzënë”. “Food baby (Ushqimi zemër)”, ia ka kthyer ajo duke hedhur poshtë aludimet se është në pritje të ëmbël.

  • foto galeri