Babë e bir janë arrestuar në Selenicë të Vlorës, pasi kanë bërë sherr me njëri-tjetrin. Të arrestuarit janë babai me inicialet N. L. 69 vjeç dhe i biri V. L. 27 vjeç nga Selenica.
Sipas policisë së Vlorë, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.
Njoftimi i policisë:
Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.