MENU
klinika

"Synojmë të fillojmë në..."

Vaksinimi ndaj COVID-19, Rama inspekton Qendrën e Parë

04.01.2021 - 17:01

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar ditën e sotme stadiumin “Air Albania”, ku po instalohet Qendra e Parë e Vaksinimit anti-COVID.

Ministrja Manastirliu u shpreh se në të gjithë stadiumin do të jenë 60 stacioen vaksinimi, ku parashikohet që gjatë 1 ore do të vaksinohen 60 persona.

Personat që do të shkojnë për të marrë vaksinën do të ulen fillimisht në poltronet e paravaksinimit ku do të plotësojmë anamnezën, ndërsa pas vaksinimit do të duhet të qëndrojnë edhe 30 minuta të tjera në qendrën e vaksinimit.

Sipas saj, Shqipëria ka kapacitete për të pritur deri në 30 mijë vaksina, ndërsa po punohet që kapacitete frigoroferike të rriten edhe më tej.

“Janë marrë masat për të gjithë elementët e sigurisë, duke filluar nga bokset e para. Do të kryhen disa procese. Do të ulen në poltronat e paravaksinimit, duke plotësuar anamnezën. Më pas bëhet vaksina dhe është i nevojshëm qëndrimi 30 minuta pas vaksinimit. Do të kemi skuadrat e vaksinatorëve dhe kordinatorëve. Do të kemi ekipet e urgjencës që do të vendosen nëpër stacione të përcaktuara. Në të gjithë stadiumin do të jenë 60 stacione vaksinimi. Parashikojmë që gjatë një ore të vaksinohen 60 qytetarë dhe të vazhdojmë vaksinimin 8-10 orë në ditë. Kemi bërë gati të gjitha listat e mjekëve dhe infermiervëe, fillojmë me mjekët e spitaleve COVID.
Kemi kapacitetet për të pritur deri në 30 mijë vaksina, kemi siguruar kapacitetet frigoroferike dhe po punojmë për t’i rritur këto kapacitete”, tha Manastirliu.